Parashikimi i motit për sot
25 shtator 2024
| 08:17
Vransirat mbesin më dominante mëngjesin e së mërkurës, me reshje lokale shiu që mund të paraqiten në pjesë të vendit.
Deri pasdite reshjet pushojnë e do të ketë dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, derisa maksimalet shkojnë në 23C e 24C.
Frynë erë jugore e jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.