Parashikimi i motit për sot
05 tetor 2018
| 08:25
Sipas parashikimeve të meteorologëve vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë.
Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten mbi vlera mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 4 deri në 8 gradë celsius, e maksimalet nga 20 deri në 23 gradë.