Parashikimi i motit për sot dhe nesër
13 tetor 2018
| 09:27
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe vikendi do të vazhdojë të mbetet me kushte të ngjashëm meteorologjike, me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas institutit, kjo gjendje bllokuese anticiklonike e cila është shfaqur para një periudhe të gjatë kohore do ta vazhdojë ritmin edhe për disa ditë, duke e mbajtur situatën termike me vlera të ngjashëm dhe pa reshje.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.