Parashikimi i motit për sot dhe nesër

10 shkurt 2025 | 08:35

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore. Në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë lehë nga veriu. Në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë.

IHMK këshillon qytetarët të ndjekin përditësimet e saj mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procesin e…