
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Shtim i vranësirave gjatë fundjavës. Riga lokale shiu të dielën.
Më shumë vranësira kalojnë sot (e shtunë) mbi vend, por nuk paraqiten mundësi për të reshura, e nuk mungojnë edhe intervale me diell. Tek vonë gjatë mbrëmjes, kur vranësirat dendësohen, vende-vende shoqërohen me riga lokale shiu.
Do të fryjë erëra mesatare e mesatarisht të fuqishme nga jugperëndimi 6-11 m/s, me hove deri në 15 m/s nga Dukagjini. Temperaturat minimale nuk zbresin nën 0°C, luhaten ndërmjet 2°C deri në 5°C, e ato maksimale ditën arrijnë deri në 18°C e 20°C.
Mot më i ndryshueshëm po parashihet nga dita e diel. Do të kalojnë më shpesh vranësira, por nuk mungojnë as intervale me diell gjatë ditës.
Kohë pas kohe priten të reshura shiu, kryesisht me intensitet të dobët apo mesatar. Temperaturat mbesin të larta, maksimalet 16°C deri 19°C e 20°C. Minimalet luhaten ndërmjet 5°C e 10°C.
/Mendimi për Motin/