Parashikimi i motit për sot dhe nesër
04 mars 2020
| 10:19
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
“Shi do të bie me intensitet mesatar të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, është bërë me dije në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
/Epoka e re/