Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzojë mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperendimit dhe veriut.
Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperendim dhe perendim parashihen riga shiu, ndersa në viset e larta fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Të dielen mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.