Parashikimi i motit për të dielën në Kosovë

20 dhjetor 2020 | 00:05

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me sot.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane të enjten edhe më shumë i është afruar…