Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten

21 qershor 2022 | 23:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje”, ka njoftuar IHK-ja.

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që…