Parashikimi i motit për të shtunën e të dielën

12 korrik 2024 | 16:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i kombëtares franceze, Kylian Mbappe po cilësohet si lojtari…