Parashikimi i motit për të shtunën në Kosovë
12 qershor 2020
| 23:16
Nesër, e shtunë, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), parashihet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.