![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/moti-2.jpg)
Parashikimi i motit për vikend
07 prill 2023
| 19:16
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet të jetë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta. Në viset elarta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK-ja.
Ndërkaq të dielen parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesen e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius”.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.