Parashikimi i motit sot dhe nesër
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës në disa vende mund të sjellin riga shiu, ndërsa temperatura maksimale pritet të shkojë deri në 31 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, bëhet e ditur se të dielen moti do të jetë kryesisht me diell dhe me temperatura të ngjashme si të shtunën.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.