Parashikimi i Rashkajt për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë
02 shtator 2019
| 22:16
Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot në mbrëmje përgatitjet për dy ndeshjet tejet të rëndësishme të këtij muaji.
“Dardanët” sfidën e parë do ta kenë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” ku takohen me Republikën e Çekisë, derisa tri ditë më pas do të përballen me Anglinë në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
“Janë skuadrat më të forta në grupin tonë. Jo vetëm në grupin tonë, por edhe në Evropë sidomos Anglia, por edhe çekët kanë kombëtare shumë të fortë dhe me një bagazh të madh në Evropian e Botëror”.
“Do të jetë vështirë, por ne kemi treguar lojë të mira, prandaj duhet të shfrytëzojmë vetëbesimin që e kemi. Luajmë në shtëpi dhe publikun e kemi me veti dhe shpresojmë në rezultate pozitive”, ka thënë Rashkaj.