Parashikimi i Tovërlanit për ndeshjen Prishtina – Ballkani
28 shkurt 2020
| 15:36
Për superpërballjen e se shtunës në mes Prishtinës dhe Ballkanit, ka folur edhe një prej trajnerëve më të mirë në vend, Afrim Tovërlani.
“Toki” për “Olle” ka thënë se fituesin mund ta vendosë se cili ekip vendoset më mirë faktikisht në fushë.
“Së pari uroj të mbushet stadiumi dhe të fitoj më i mirë në fushë. Gjithsesi, dy skuadrat kanë mjaft lojtarë cilësorë. Edhe futbollistët në bankën e rezervistëve i kanë të mirë. Mendoj se trajneri i cili do të vendosë se në cilën mënyrë taktike të luajë ndeshjen edhe do ta fitojë, duke mos përjashtuar edhe fatin i cili është i rëndësishëm në të tilla takime”, ka thënë Toverlani.
/Epoka e re/