Parashikimi i Vangës: Askush s’do të mund ta ndalojë Rusinë, të gjithë do të shkrihen si akulli
Një grua e verbër që parashikoi saktë pushtimin rus në Ukrainës, si dhe sulmet e 11 shtatorit, dikur pretendoi se presidenti Vladimir Putin do të bëhej ‘Zoti i Botës’. E njohur si Nostradamusi i Ballkanit, Baba Vanga, e cila vdiq 26 vjet më parë në vitin 1996 në moshën 84-vjeçare, parashikoi në një intervistë të vitit 1979 se Rusia do të dominonte në botë. Sipas “Daily Mail”, ajo bëri gjithashtu një parashikim të frikshëm për Luftën e Tretë Botërore dhe përdorimin e mundshëm të armëve berthamore.
“Do të ketë shumë viktima. Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë. Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Të gjithë do të hiqen prej saj nga rruga dhe jo vetëm që do të mbahen, por edhe do të bëhet zot i botës,”-tha Baba Vanga.
Pretendohet se e moshuara parashikoi gjithashtu pandeminë e Coronavirus, fatkeqësinë e Çernobilit në Ukrainë në 1986 dhe vdekjen e Princeshës Diana në 1997.
Në moshën 12-vjeçare, ajo humbi shikimin pas goditjes së një tornadoje dhe që atëherë filloi të parashikonte ngjarjet. Gjatë jetës së saj, ajo thuhet se ka një shkallë suksesi prej 85% me vizionet e saj pasi besohet se ka parashikuar saktë sulmet e 11 shtatorit dhe sulmet kimike siriane. Sipas ekspertëve, të cilët kanë hulumtuar profecitë e saj, thonë se vetëm 68 % janë të sakta.