Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

29 prill 2018 | 18:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka treguar të dhënat për motin për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj periudhe vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

“Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka shënuar fitore të vështir ndaj Feronikelit 3-1, për…