Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe për tri ditët e para të javës.
“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Nga pasditja e së enjtes një front nga drejtimi i lindjes me presion të ulët do të depërtojë mbi vendin tonë duke kushtëzuar mot me vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Sipas këtij njoftimi, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius. “Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, kurse të premten nga verilindja shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.