Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
18 shkurt 2018
| 16:07
Mot i ndryshueshëm Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), njoftoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas parashikimit, në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës. ”Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas këtij njoftimi, shtypja atmosferike, sipas parashikimeve do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. “Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s”, njofton më tutje IHMK-ja.