Parashikimi i motit për sot
09 maj 2018
| 08:46
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.
Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9- 12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë celsius.