Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjendja jostabile e motit pritet të vazhdojë deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë.
IHMK-ja ka bërë me dije se në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë.
Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.Indeksi UV mbetet i ulët gjatë pothuaj gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.