Parashikimi i motit për sot
03 prill 2018
| 08:19
Sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kjo gjendje stabile e motit do të mbretërojë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë celsius.
Dita e mërkurë parashihet t’i shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta.