Parashikimi i motit për sot
17 prill 2018
| 09:55
Instituti Hidrometeorologjik i (IHMK) ka njoftuar se deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil, do të përcillet me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.
IHMK-ja ka njoftuar se në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë celsius.