Parashikimi i motit për sot
24 prill 2018
| 08:14
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën ka njoftuar se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Temperaturat do të jenë për 2-3 gradë mbi vlerat e mesatareve.
Si pasoj e temperaturave të larta dhe erërave që po fryjnë në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të kontinentit, kah mesi i javës ka mundësi të larta që në shumë pjesë të Kosovës të paraqitet pluhuri Afrikan, i cili me vete, përpos reshjeve të shiut dhe rrufeve lokale, do të bartë edhe grimca të pluhurit, fenomene të zakonshme gjatë viteve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.