Parashikimi i motit për sot në Kosovë
24 dhjetor 2017
| 11:31
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat ditën e diel kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.