Parashikohen ditë jashtëzakonisht të nxehta deri më 2022
Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer pesë vjetët e ardhshme në ditë jashtëzakonisht të nxehta, është thënë në një studim të publikuar më 14 gusht, transmeton “AFP”.
Rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve dhe tajfuneve, është thënë në studimin e publikuar në revistën, “Nature Communications”.
“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimë në Universitetin Brest në Francë, Florian Sevellec.
“Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën pesë vjetët e ardhshme”, ka shtuar ai.
Temperatura mesatare e Tokës gjithnjë ka pasur luhatje.
Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serrë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.