Parashikohet rënie e temperaturave gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rënie të temperaturave gjatë vikendit.
Sipas IHK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, raporton Klan Kosova.
Të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
“Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut. Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.
“Të dielën mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet tutje.