Parashqevi Simaku këndon sërish shqip, biznesmeni ndan pamjet nga darka në New York

16 dhjetor 2024 | 10:26

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku.

Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Ilirjani ka ndarë foto duke dhe pamje me Simakun.

Ndër të tjera Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Biznesmeni fillimisht ndau pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku. Bëhet fjalë për një dhomë hoteli në New York, teksa premton se artistja së shpejti do të nisë të këndojë sërish për publikun shqiptar.

Më vonë Ilirjani ndau pamjet nga një darkë në një restorant me këngëtaren, ku të dy shihen duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke kënduar këngë shqip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e famshme…