Pardje shkroi se Parlamenti duhet të digjet, dje u arrestua
25 prill 2020
| 10:23
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, meqenëse i njëjti në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë, kanë nevojë për shpresë”.
Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë me dije se, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që i njëjti në rrjetin social ‘Facebook’ ka postuar një foto dhe postuar shkrimin: ‘Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit më shumë se për një ndërtesë, kanë nevojë për shpresë’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.