Paredes rikthehet te Roma

16 gusht 2023 | 11:34

AS Roma përmes një komunikate e ka bërë zyrtare rikthimin e Leandro Paredes në klub. Mesfushori 29-vjeçar i është bashkuar Romës në një marrëveshje permanente nga Paris Saint-Germain.

Paredes ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Giallorossët” me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit tjetër, e cila do ta mbajë atë në “Olimpico” deri më 30 qershor të vitit 2025.

Roma do t’i paguajë PSG-së katër milionë euro për Paredes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica ka arritur në Stamboll, ku në aeroport është…