Parejo rinovon kontratën me Valencian deri më 2022
06 shkurt 2019
| 11:23
Mesfushori Dani Parejo firmosi rinovimin e kontratës me Valencian deri në verën e vitit 2022.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll, ku theksohet fakti që në kontratën e kapitenit është futur edhe një klauzolë për largimin e tij, e cila kap shifrën e 50 milionë eurove.
Dani Parejo është një nga lojtarët kyç të repartit të mesfushës së skuadrës që drejtohet nga Marcelino. 29-vjecari u bashkua me Valencian në vitin 2011 për 6 milionë euro, pasi la skuadrën e Getafes. Parejo numëron më shumë se 300 paraqitje me fanellën e galicianëve, ndërsa në nisje të karrierës mesfushori ka luajtur edhe për Real Madridin.