Paria jonë politike, me apo pa vetëdije, është vendosur në anën e gabuar!
Shkruan: Blerim Canaj
Pas dekadash e ndoshta edhe shekulli, bota sërish po përjeton ndryshime të mëdha gjeopolitike e me këtë edhe një vendosje të një ekuilibri të ri të forcave e edhe të një rendi të ri botëror. Pjesë e kësaj loje të madhe të botës madje që mund të ndikojë shumë, është edhe Kosova, përkatësisht veriu i vogël i Mitrovicës!
Në botën shqiptare si duket këtë situatë më së miri e ka kuptuar Edi Rama i cili po qëndron mirë në lojë dhe si shef i politikës së një shteti anëtar i NATO-s po vazhdon lojën me ekipin e tij për të cilin ai kontribuuon!
Nga ky vështrim, sanksionet nuk duhet të kuptohen si të vendosura kundër Kosovës!
Të gjithë e dijmë që deri më tani të sanksionuar janë të gjithë ata individ, grupe, shoqëri, shoqata, shtete etj, veprimet e të cilëve ndihmojnë Rusinë dhe përkrahësit e saj!
E ne si Kosovë, përkatësisht paria jonë politike, me apo pa vetëdije, në këtë qështje si duket jemi vendosur në anën e gabuar! E neve veq na është thënë që veprimet e tashme të qeverisë, përkatësisht nxitja e një konflikti në veri, çfardo qoftë ai, e ndihmon Rusinë, pra një shtet që gjithmonë ka qenë dhe është kundër pavarësisë së Kosovës!
E sanksionet, siç janë deklaruar edhe diplomatët e vendeve mike, si ai amerikan, janë ndëshkime ndaj qeverisë, përkatësisht Albin Kurtit e jo kundër popullit të Kosovës. Por, pa dyshim që populli i Kosovës edhe do i bartë pasojat e kësaj qeverie!
Kushedi, ndoshta ndokush edhe po i lanë ndonjë borxh Rusisë dhe Serbisë si aleat i Rusisë!