Parim Olluri: Populli nën ethe për vaksina, e mediat sipas Qeverisë Kurti nuk guxojnë të shkruajnë
16 prill 2021
| 22:54
Gazetari Parim Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se hulumtimi i Insajderit lidhur me vaksinat është i saktë. Sipas tij, i pasaktë ishte ministri Arben Vitia.
Olluri gjithashtu tha se qasja e Vitisë ishte e dëmshme dhe qëllimkeqe. Madje edhe sekretari Bardiqi ishte skandaloz.
Tuje, ai tha se populli është nën ethe për ditën kur do të vijnë vaksinat tjera, e sipas Qeverisë Kurti, mediat s’guxojnë të shkruajnë.
Ai gjithashtu komentoi konferencën e ministrit Vitia, i cili thirri konferencë për media për të sqaruar këtë çështje dhe në pyetjet e gazetarëve përgjigjej: “Është konfidenciale”.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Parim Ollurit: