‘Paris 2024’, Shqipëria bën sot prezantimin e ekipit
15 korrik 2024
| 14:17
Shqipëria do të shënojë në “Paris 2024” përfaqësimin e saj të dhjetë në histori në Lojërat Olimpike. Ekipi kuqezi në evenimentin më madhor të sportit do të përbëhet nga tetë sportistë, katër me normë kualifikuese dhe katër me ftesa.
Më normë në “Paris 2024” shkojnë atletja Luiza Gega dhe mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. Ndërsa me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Grisi Koxhaku e Kaltra Meça, si dhe qitësja Manjola Konini.
Ndërkohë, sot në orën 19:00 do të mbahet edhe ceremonia zyrtare e prezantimit të “Team Albania”-s, si dhe dorëzimi i flamurit për ekipin olimpik, nga Kryeministri, Edi Rama.