Paris/ Gjurmë të vogla të koronavirusit janë gjetur në rrjetin e ujit jo të pijshëm
19 prill 2020
| 22:26
Një lajm tronditi Parisin ditën e sotme. Në 27 pika ujë nga ai që pastrohet rrugët e Parisit, 4 prej tyre rezultuan të kontaminuara nga COVID-19. Po për fatin e mirë nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm. Institucionet lokale njoftuan se rrjeti i ujit të pijshëm është i ndarë nga ai që përdoret për pastrimin e rrugëve të qytetit. Kështu që njerëzit mund të pijnë pa frikë ujin, ndërkohë që u ndalua rreptësisht përdorimi i linjës tjetër që përdoret për pastrim.
Franca deri tani ka 152,578 të prekur dhe 19,718 viktima nga COVID-19.