Paris Hilton flet për adoleshencën e vështirë  “Paraja nuk sjell gjithmonë lumturi”

01 shtator 2020 | 11:50

 “Paraja nuk sjell gjithmonë lumturi”. Kështu shprehet Paris Hilton,  e cila njihet për jetën luksoze mes festave të ndryshme, e pushimeve në vendet më të bukura.

Në një intervistë për “People”, Paris ka rrëfyer për jetën e saj në Nju Jork, arratisjet e vazhdueshme, dashurinë për jetën e natës dhe vendimin e prindërve për ta transferuar atë në konvikt.

“Duhej të ishte një shkollë por nuk ishte e tillë. Punonjësit në konfikt dhe në shkollë më thoshin gjëra të tmerrshme që më bënin të ndihesha në siklet me veten time. Mendoj që qëllimi i tyre ishte që të na shkatërronin. Kujdestarët në konvikt ishin të dhunshëm fizikisht më rrihnin, donin të ngjallnin frike te ne”, ka treguar Paris Hilton.

   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”…