Paris Hilton ka nevojë për më shumë kohë për të planifikuar dasmën, shtyn përsëri datën
15 gusht 2018
| 16:41
Paris Hilton ka shtyrë datën e martesës me të fejuarin e saj, aktorin Chris Zylka.
Sipas ‘Page Six’, trashëgimtarja e hoteleve Hilton, ka marrë këtë vendim pasi i duhet më tepër kohë të bëjë përgatitjet për ditën e saj të madhe.
“Ata do të martoheshin në nëntor, por ata e kanë shtyrë në maj. Ajo dëshiron më shumë kohë për përgatitje” ka thënë burimi për ‘Page Six’. Megjithatë asnjë konfirmim nuk vjen nga Paris.
Cifti u fejua para dy vitesh, në një propozim shumë të veçantë të bërë nga Chris në Colorado.