Paris Hiltoni ndryshon mendje: Vitin tjetër do të martohem! (Foto)
31 tetor 2018
| 15:03
Vitin tjetër do të martohem. Më parë preferoja të rrija vetëm, por kur kam takuar Chris (Zylka) kuptova se ishte burri i duhur për mua.
Kështu ka deklaruar Paris Hilton në një intervistë ekskluzive për të përjavshme italiane “Chi”, e cila del në treg sot më 31 tetor.
“Ëndërroj një martesë shumë të bukur me një fustan romantik. Më pas do doja fëmijë, fillimisht një vajzë, të cilën do ta quaj London, e më pas një djalë, që do doja ta quaja Milan…në fund të fundit unë quhem Paris!”, ka thënë ajo.