Paris Hiltoni mohon të ketë bërë operacione plastike: Jam e tëra natyrale
22 nëntor 2019
| 11:03
Paris Hiltoni ka mohuar të ketë bërë ndonjëherë operacione plastike dhe thotë se ka një sekret tjetër për shkëlqimin rinor.
Trashëgimtarja e hotelit, 38 vjeçe, është vetëm disa vjet larg nga ditëlindja e 40, por e ndau sekretin e pamjes sikur është akoma në të 20-tat.
Paris, e cila është mike e ngushtë me Kim Kardashianin, thotë se dielli është çelësi për ta mbajtur një shkëlqim rinor.