“Paris Motor Show”, dominojnë makinat elektrike
Modelet elektrike po dominojnë dhe po tërheqin prozhektorët në “Paris Motor Show” këtë vit.
Në atë që konsiderohet si ngjarja më e madhe në botë e industrisë së automobilave, shumë prej risive fshihen nën ombrellën e mjeteve të reja elektrike, që në sipërfaqe mund të duken të ngjashëm me homologët me lëndë djegëse.
Edhe “Mercedes Benz”, me fuoristradën e re “EQC”, është joshur nga tendenca elektrike, me prodhuesin gjerman që planifikon të nxjerrë në treg një familje modelesh elektrike në vitet në vijim.
Konkurrentja e drejtpërdrejtë e tij, “Audi” vjen me fuoristradën “e-Tron”, me një autonomi të kënaqshme prej 400 kilometrash, duke bërë debutimin publik në Paris. Ashpërsimi i rregulloreve ambientale në shumë vende, përfshirë Francën, i ka bërë makinat elektrike me zero emetime gjithnjë e më tërheqëse.
Shumë klientë joshen nga makinat elektrike, duke pasur në mendje faktin se ato janë makinat e së ardhmes.
Edhe modeli 3 i Teslas, më i përballueshëm krahasuar me të sapoardhurit në fushë, ka bërë premierën e tij evropiane në Paris, duke konkurruar me makinat luksoze futuristike të “Mercedesit” apo “Peugeot”, por edhe me idetë ekstravagante të dizajnit për makinat autonome të së nesërmes./tch/