
Parisi shpallet kampion për herë të dhjetë në histori të Ligës 1
24 prill 2022
| 08:43
Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 me Lensinm në kuadër të javës së 34-të në Ligue, por që i ka mjaftuar për ta fituar titullin e 10-të.
Parisienët kanë arritur ta kthejnë titullin në kryeqytet pas një viti, pas që e kanë fituar matematikisht, katër xhiro para se të mbyllet sezoni.
Pjesa e para u karakterizua me shumë raste, por që mungonte konkretizimi.
Në pjesën e dytë, fillimisht kaloi në epërsi Parisi, me Lionel Messin, në minutën e 68-të, teksa Lensi, barazoi më pas me Corentin Jean, në minutën e 88-të.
Pavarësisht këtij barazimi, parisienët e kanë fituar titullin e Ligue 1 për herë të dhjetë në histori të klubit.