Parisienët kundër “tulipanëve”
Një skulpturë e madhe me tulipanë e vendosur në Paris, në nder të 130 viktimave të sulmeve terroriste të Nëntorit të vitit 2015 nuk është pritur mirë nga parisienët.
Buqeta e tulipanëve, lule e cila simbolizon dashurinë është e krijuar nga artisti amerikan Jeff Koons. Por për shumë persona ky krijim është i tmerrshëm, grotesk dhe madje disa e kanë konsideruar si pornografike, për shkak të formës.
Disa madje u sugjeruan qytetarëve të shmangnin zonën ku është e vendosur skulptura.
Koons u shpreh se me skulpturën e tij shumëngjyrëshe 40 metër të lartë, dëshiron t’i përcjellë popullit francez mbështetjen e tij dhe solidaritetin amerikan.
Më të paktë në numër janë ata që e kanë pëlqyer buqetën me tulipanë. Ata thanë se nuk e kuptojnë polemikën, dhe e përshkruan veprën si “të bukur” dhe “një dhuratë nga zemra”.