Parkeri largohet nga San Antonio pas 17 vjetësh
08 korrik 2018
| 19:33
Tony Parker ka vendosur të largohet nga San Antonio Spursi pas 17 vjetësh. Ylli francez që prej se shkeli në NBA u paraqit në fanellën e klubit teksan.
Me San Antonion, Parkeri ka fituar katër herë titullin e kampionit të NBA-së, që është një arritje e jashtëzakonshme për një lojtar evropian. Parkeri aventurën do ta vazhdojë te Charlotte Hornets, klub i cili drejtohet nga legjenda Michael Jordan.
Parkeri do t’i fitojë 10 milionë dollarë në dy vjetët e ardhshëm dhe largimi i tij shihet si vazhdimi i përfundimit të epokës së artë të San Antonios, ku vetëm Manu Ginobili ka mbetur nga tandemi i famshëm i tyre me Tim Duncan.