“Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën”
Drejtoresha e qendrës britanike për shoqëri dhe shëndet mendor, Hanna Kienzler, ka vlerësuar se parkimi i pavend i veturës së misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, tregon se si e ka trajtuar komuniteti ndërkombëtar Kosovën që prej luftës.
Kienzler, e cila si antropologe me interes të gjatë në fushën e shëndetit global, ka pyetur në “Twitter” se pse është bërë kaq bujë për parkimin e pavend të veturës së EULEX-it. Sipas saj, Kosova për ndërkombëtarët është vetëm laborator eksperimental.
“Pse u bë bujë rreth një parkimi të gabuar të veturës së EULEX-it? Kërkimfalja e EULEX-it për sjelljen nuk ka kuptim. Nuk është absolutisht sjellje individuale – situata simbolizon mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka trajtuar Kosovën që nga lufta: një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë”, ka shkruar ajo.
Pasi ishte bërë lajm parkimi i turpshëm i veturës së misionit evropian, EULEX-i ka reaguar duke thënë se e dënojnë fuqishëm sjelljen e personelit të tyre që e ka parkuar veturën në atë mënyrë.
Why the fuss around a wrongly parked @EULEXKosovo car? The #EULEX apology for the behavior misses the point. Its not abt individual behavior-the situation symbolizes how the international community has treated #Kosovo since the war: an experimental laboratory where anything goes. https://t.co/gjzbL43qfw
— Prof. Hanna Kienzler 🧡 🇵🇸 (@HannaKienzler) October 24, 2021