Parkingu i Drenasit do të menaxhohet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së
09 janar 2018
| 16:00
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, zyrtarisht kanë marrë nën menaxhim parkingun e qytetit në komunën e Drenasit.
Kjo vjen pas miratimit të vendimit nga ana e Kuvendit Komunal të Drenasit për shfrytëzimin e përkohshëm të parkingut të qytetit dhe pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesve të këtyre shoqatave.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka bërë dorëzimin tek shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së të cilat do të menaxhojnë me të hyrat e krijuara në këtë hapësirë publike.