Parkingu i komunës së Malishevës ofrohet në dispozicion të bashkatdhetarëve
15 korrik 2019
| 14:46
Komuna e Malishevës ka bërë me dije se e ka ofruar në dispozicion oborrin e kësaj komune i cili do të mund të shfrytëzohet për parking nga bashkatdhetarët.
“Të dashur bashkatdhetarë që këtë verë jeni me pushime në vendlindje, prej sot e deri më 15 gusht, oborri i Komunës së Malishevës është në dispozicion tuaj, dhe të gjithë ju që keni nevojë për shërbime në komunë, veturat mund t’i parkoni pranë objektit të komunës. Mirëserdhët bashkatdhetar!”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.
/Epoka e re/