Parkingu që menaxhohej nga shoqatat e luftës, tash e tutje menaxhohet nga ‘Parking Prishtina’
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se është arritur pajtimi në mes Parking Prishtinës dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës – Dega në Prishtinë, rreth menaxhimit të dy parkingjeve që menaxhoheshin nga kjo e fundit.
“Drejtori i Prishtina Parking, Liridon Restelica dhe përfaqësuesit e shoqates janë dakorduar për të kaluar në menaxhim parkingjet. Veteranët e punësuar do të kalojnë në Prishtina Parking, ndërsa Komuna do ta mbështes Shoqaten për zyre për shkak të hendekut të krijuar nga ndalja e të hyrave”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Parkingu “Flamurtari” (Te Santeja) dhe Parkingu ne Breg të Diellit te “Qendra Tregtare” që janë menaxhuar nga Shoqata e Invalidëve të Luftes – Dega Prishtinë, tash e tutje do të menaxhohen nga Prishtina Parking.
Drejtori i Prishtina Parking, Liridon Restelica dhe përfaqësuesit e shoqates janë dakorduar për të kaluar në menaxhim parkingjet. Veteranët e punësuar do të kalojnë në Prishtina Parking, ndërsa Komuna do ta mbështes Shoqaten për zyre për shkak të hendekut të krijuar nga ndalja e të hyrave.
Prishtina Parking do të menaxhojë parkingjet sipas politikave me prioritet banorët e lagjes, dhe me mirëmbajtje të rregullt. Në Breg të Diellit do të investohet në parking për ta përmirësuar infrastrukturën.
#prishtina