Parku më i madh nënujor në botë
03 shkurt 2019
| 13:45
Bahrain po përgatitet për hapjen e parkut nënujor më të madh në botë këtë verë. Parku është kompletuar me aeroplanin “Boeing 747” të zhytur plotësisht në thellësinë 70 metra.
Atraksioni turistik përfshin një sipërfaqe prej 100 000 metrash katrorë dhe brenda do ketë kopje të shtëpive tradicionale të tregtarëve të perlave, shkëmbinj nënujorë artificialë të koraleve dhe skulptura të bëra nga materiali ekologjik.