
Parku me qindra statuja që duket si në përrallë
02 qershor 2019
| 13:52
Gjatë jetës së tij, Veijo Ronkkonen ka ndërtuar një park të jashtëzakonshëm në Koitsanlahti, Parikkala, pranë kufirit rus në Finlandë.
Ai ka punuar atje për pothuajse 50 vjet. Puna e tij e kryer në një sipërfaqe prej rreth gjysmë hektarësh, prodhoi rreth 560 statuja betoni dhe një kopsht madhështor.