Parlamenti britanik aprovon Brexitin
09 janar 2020
| 21:33
Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Europian të Boris Johnsonit.
Me një votim prej 330 votave për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë pas viteve paqartësie.
Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugë që të bëhet vendi i parë që largohet nga BE’ja në fund të këtij muaji. Afati i fundit i vënë nga BE’ja për dalje të Britanisë është 31 janari i vitit 2020.
Procesi i Brexitit ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.
Brexiti është votuar në vitin 2016 në një referendum.